102 të vdekur në 24 orë në Greqi, 1500 raste të reja
BKT
Rajoni dhe Bota

102 të vdekur në 24 orë në Greqi, 1500 raste të reja

Greqia regjistron përsëri mbi 100 vdekje në ditë nga koronavirusi.

102 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dhe në total numri i viktimave ka shkuar gati 3200. Edhe numri i të intubuarve mbetet përsëri në të njëjtat nivele , përsëri rreth 600 pacientë trajtohen me anë të respiratorëve.

Për të katërtën ditë rresht numri i të prekurve mbetet nën 1500 raste dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuarve me Covid-19 nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 118045.

Kryeministri Mitsotakis ka thënë se vaksina kundër koronavirusit do të mbërrijë në Greqi në fund të dhjetorit dhe vaksinimi do të fillojë në 2 janar, ndërsa ka shtuar se ai dhe familja e tij do të jenë të parët që do të vaksinohen.GE


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota