16:57 / 10.12.2020
E duan Barcelona dhe Real Madridi, mësohet çmimi i Haalandit
Sulmuesi Erling Haaland është në listën e lojtarëve që pëlqehet nga top klubet evropiane.
Norvegjezi pavarësisht moshës 20-vjeçare ka vëmendjen e top klubeve, e ndër to edhe Barcelona dhe Real Madridi.
Sipas Mundo Deportivo, Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë, por në rast se do detyrohet atëherë do e lirojë për vlerën 75 milionë euro.
Klauzola e lirimit të Haaland gjithashtu vlen 75 milionë euro, por nuk aktivizohet deri në verën e vitit 2022, raporton lajmi.
Mbetet të shihet nëse Haaland do dëshirojë largimin dhe thuhet se në rast se pranon agjenti Mino Raiola do nis menjëherë negociatat me njërin nga dy klubet e mëdha spanjolle.























