“Championsi? Bayerni favorit absolut, Liverpool ka vetëm një shans”
BKT
Sport

“Championsi? Bayerni favorit absolut, Liverpool ka vetëm një shans”

Rio Ferdinand ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë që ka nxjerrë futbolli anglez.

Ish-lojtari i Manchester United, analizon në BT Sport garën e fortë për fitimin e Champions League këtë sezon.

“Ashtu si e shoh unë futbollin mendoj se Bayern Munchen është favoriti absolut për të fituar sërish. Më pas zgjedh Liverpool si kandidat për fitimin e trofeut. Nëse Bayerni nuk do të ketë probleme të mëdha dëmtimesh, do ia dalë t’i shkojë deri në fund dhe të përsërisë rrugëtimin e sezonit të kaluar”, tha ai.

Ekipet angleze? Mund të shkojnë larg, pasi kanë shumë kualitet. Bayern dhe PSG janë pengesat për t’u kapërcyer”, deklaron Ferdinand.