Sobozlai pritet t`i bashkohet klubit të Bundesligës
BKT
Sport

Sobozlai pritet t`i bashkohet klubit të Bundesligës

Dominik Sobozlai është i gatshëm të përqafojë Bundesligën gjermane.

Sipas ʺSKYSport.deʺ, sulmuesi anësor i Salzburgut mund të transferohet që në merkaton e janarit tek klubi i Lajpcigut.

Sipas sajtit gjerman, thuhet se mungojnë vetëm detajet e fundit të këtij operacioni merkatoje, ku të dyja palët kanë arritur prej kohësh një marrëveshje., transmeton Panorama.

Të dyja shoqëritë duhet tʼa zyrtarizojnë këtë transferim përpara Krishtlindjes.