Frank Lampard flet për sfidën me Atletico Madridin
Frank Lampard beson se Chelsea është vendosur në shortin më të ashpër të Ligës së Kampionëve, pasi ata përballen me Atletico Madridin në fazën 1/16.
Skuadra e Lampard përfundoi në krye të Grupit E, por u është dhënë një provë e ndërlikuar në fazën e eliminimit direkt kundër skuadrës së Diego Simeone. Atletico ka pësuar vetëm dy humbje në të gjitha garat këtë sezon, përcjell KosovaPress.
"Unë mendoj se shumica e njerëzve do të thonë se është shorti më i vështirë që mund të kemi pasur kur shikon në formën aktuale të tyre, si po ecin në La Liga, përvoja evropiane, cilësia e ekipit dhe lojtarëve, mendoj se shumica e njerëzve do ta thoshin këtë”, tha Lampard.
“Nga ana tjetër mendoj se të gjitha sfidat janë të vështira në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të kemi besim në veten tonë për këtë ndeshje. Do të duhet të përpiqemi të mposhtim këto skuadra nëse duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, kështu që është ajo që është. Unë jam duke thënë se çdo kundërshtar do të ishte i vështirë “
“Kështu që unë mendoj se shumica e njerëzve do të thoshin se sigurisht ishin një nga skuadrat më të vështira që mund të kishim në letër. Ne thjesht do të duhet të paraqitemi dhe të bëjmë punën tonë dhe të jemi të sigurt që mund t'i mposhtim ata.”, tha në fund Frank Lampard.























