Munishi kërkon falje
BKT
Sport

Munishi kërkon falje

Ismet Munishi ka kërkuar falje për gjuhën që përdori gjatë gjithë ditës së djeshme, i irrituar për humbjen nga Prishtina në Superligë.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të jetë më aktiv në rrjetet sociale. 

Shkrimi i plotë i Munishit:

Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashes dhe të gjithë atyre që jan ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë.

Isha në afekt sepse rethanat te ne ndonjëher nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është mbrenda meje.

Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin tim dhe më vjen keq nga miqt e mi  dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt.

Morra sygjerime nga shumë miq dhe i falemderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kerkim falje.

Unë nuk do të jem aktiv ne jeten e Rrjeteve  Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojne arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin timë të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time.

Mirë mbetshi urime festat e fundvitit .

Gezuar