Vucic pas takimit me Lavrovin; Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Vucic pas takimit me Lavrovin; Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, ka biseduar për situatën në Evropë dhe gjithçka që lidhet me Serbinë.

Vucic  në konferencën për shtyp pas takimit theksoi se ai mori informata të rëndësishme nga Lavrov, teksa  tha se Serbia, ashtu si Mali i Zi, nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse.

"Ne nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse," tha Vucic.

Në këtë drejtim ai u shpreh krenar për faktin që Serbia merr vet vendimet e saj dhe ka fuqi për t'i zbatuar ato.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota