1.302 pacientë po mjekohen në repartet infektive
BKT
Rajoni dhe Bota

 1.302 pacientë po mjekohen në repartet infektive

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e kovidit në spitalet e shtetit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 805 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid – 19. Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 60 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles po mjekohen 47 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 104 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrën e kovidit në Ohër janë të hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 97 në qendrat e kovidit, në Gostivar 57, ndërsa në Strugë 44 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 65 pacientë, në Koçan 17 në Kërçovë 10, Kavadar 53, në Gjevgjeli 20 persona, ndërsa në Dibër 11 pozitivë dhe të dyshuar me virus korona.

Lexo Edhe:

Artan Hoxha: Klodiani dhe efektivi janë përplasur fizikisht, viktima ka fraktura

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virusi korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit është 1.302 dhe ka rreth 190 shtretër të lirë në spitale në qendrat e kovidit.

Gjatë ditës po lëshohen edhe pacientë të tjerë të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë në dispozicion vende të lira të cilat janë të furnizuara me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve të kovidit do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota