Vdes gazetari i sportit Avni Shabani
BKT
Sport

Vdes gazetari i sportit Avni Shabani

Ka ndërruar jetë gazetari sportiv Avni Shabani, ka njoftuar Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Pak javë nga pensionimi i tij, në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari sportiv Avni Shabani.

I ndjeri ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shqiar për numrin e madh të intervistave, kronikave e transmetimeve.

Ai së fundi, deri në pensionim ishte pjesë e redaksisë së Radio Kosovës.

Një vit më parë, i ndjeri Shabani nga SHGSK ishte shpallur fitues në kategorinë e radio-kronikës, në çmimet “Ali Shala”.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, miqtë dhe gjithë që e njohën, do ta kujtojnë kolegun Avni Shabani, për qetësinë e virtytet e një miku të vërtetë.

SHGSK ngushëllon familjen Shabani, miqtë, dashamirët dhe gjithë kolegët dhe komunitetin e gazetarëve në Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu!

Me respekte,

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës