08:41 / 16.12.2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, i vranët dhe me erë të dobët
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë mesatarisht i vranët dhe me erë të dobët nga jugu. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta në lugina, të cilat do të qëndrojnë edhe gjatë ditës.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -5 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 7 deri 14 gradë celcius.
Provoni produktet Franca nga mishi i gjedhit dhe i pulës për më shumë përfitime shëndetësore
E SPONSORUARLEXO MË SHUMË
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell, por i ftohtë. Nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë celcius.























