Regjistrohen 536 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Regjistrohen 536 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 536 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup-153, Kumanovë-23, Shtip-17, Prilep-30, Tetovë-43, Strugë-26, Veles-26, Manastir-40, Ohër-18, Kavadar-21, Gostivar-41, Gjevgjeli-15, Strumicë-13, Kriva Pallankë-5, Radovish-6, Krushev-1, Koçan-3, Probishtip-3, Vallandov-5, Vinicë-1, Dellçev-3, Kratov-3, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-9, Resnjë-8 dhe Negotinë-10.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 77.134, numri i pacientëve të shëruar është 52.949, numri i vdekjeve është 2.254, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.931


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota