15:25 / 20.12.2020
Prishtina dhe Drita ndahen baraz, Drita kampion vjeshtor
Drita është konfirmuar si kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës në nndeshjen e zhvilluar me Prishtinën të dielën në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja ka përfunduar baraz 1-1 dhe që të dyja golat janë shënuar përmes penalltive.
Prishtina ka kaluar në epërsi në minutën e 38, kur Besnik Krasniqi është treguar i saktë në gjuajtjen e penalltisë.
Me këtë rezultat, pra 1-0 për Prishtinën, ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Drita ka barazuar në pjesën e dytë. Goli i barazimit ka ardhur nga Fidan Gërbeshi, i cili në minutën e 84-tërt është treguar i saktë nga pika e bardhë.























