Serbia do të privatizojë 20 ndërmarrje
Qeveria e Serbisë ka në plan të nisë privatizimin e njëzet ndërmarrjeve shtetërore (NSH) deri në fund të vitit 2021.
“Nga 78 NSH, kemi rreth 20 për të cilat mund të them me siguri se do të ftojnë publikisht ofertat e privatizimit deri në fund të këtij viti ose gjatë vitit 2021”, tha Dragan Stevanovic, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, në një video të postuar në faqen e internetiz.
Lista e ndërmarrjeve që do të privatizohen përfshin kompaninë e transportit të autobusëve Lasta [BEL: LSTA], ndërmarrjen e autobusëve ndërqytetës Severtrans, firmën e transportit lumor Jugoslovensko Recno Brodarstvo (JRB), kompaninë e minierave Rudnik Kovin dhe firmën inxhinierike dhe të ndërtimit PIM Ivan Milutinoviç, tha Stevanovic.
Deri në fund të këtij viti, qeveria do të fillojë privatizimin e prodhuesit të produkteve plastike Krusik-Plastika dhe kompanisë së peshkimit Ribarsko Gazdinstvo, vuri në dukje ai.
Qeveria tashmë ka nisur oferta jodetyruese për privatizimin e katër ndërmarrjeve të ujësjellësit – Sredni Banat, Juzni Banat, Podunavlje dhe Tamis-Dunav, shtoi Stevanovic.
Procesi i shitjes së ndërmarrjeve të tjera të planifikuara për privatizim, si prodhuesi i mobilieve Simpo [BEL: SMPO] dhe prodhuesi i tekstileve Jumko, nuk do të nisë deri në fund të 2021, tha Stevanovic.
Këtë javë, ministrja e Ekonomisë, Andjelka Atanaskovic, tha se qeveria synon të përshpejtojë procesin e privatizimit të NSH-ve, në mënyrë që të mbështesë rritjen e Investimeve të Huaja Direkte në vend.























