23:04 / 22.12.2020
City deklason Arsenalin midis ‘Emiratës’
Arsenali po vazhdon më dështime të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në garat tjera.
Skuadra e Mikel Artetas ka pësuar disfatë të thellë edhe në kuadër të Kupës së Ligës kundër Manchester City 1-4.
“Topçinjtë” realizuan vetëm një gol përmes Alexandre Lacazettes, kurse fitoren e thellë skuadrës së Pep Guardiolas ia siguruan golat e realizuar nga Gabriel Jesus, Ryad Mahrez, Bernardo Silva dhe Ameriyc Laporte.
Kjo humbje mund të ndikojë direkt edhe në të ardhmen e trajnerit Mikel Arteta i cili duket se nuk ka se çfarë t’i jap kësaj skuadre në krizë të thellë.
Ndryshe, City kalon në rundin tjetër të kësaj gare.























