Bonuçi: Juventusi më i shëmtuar, kërkoj falje në emrin tim
BKT
Sport

Bonuçi: Juventusi më i shëmtuar, kërkoj falje në emrin tim

Juventusi bëri një figurë të shëmtuar në ndeshjen e djeshme të kampionatit teksa u mposht 0-3 nga Fiorentina në shtëpi. Bardhezinjtë e nisën keq duke pësuar gol në minutat e para dhe më pas Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.

U duk se në këtë çast ndeshja përfundoi për torinezët teksa në fraksionin e dytë erdhën edhe dy gola të tjerë nga violët. Kjo ishte humbja e parë në kampionat për trajnerin Andrea Pirlo, ndërkohë pas sfidës, kapiteni Leonardo Bonucci ndjeu përgjegjësinë për të kërkuar falje me anë të rrjeteve sociale, transmeton "Vip Sport".

“Juventusi më i shëmtuar i kësaj pjese të parë të sezonit. Para së gjithash, në emrin tim i kërkoj falje tifozëve. Nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”, ishin fjalët e mbrojtësit.