Rumania me qeveri të re
Presidenti rumun Klaus Werner Iohannisnominoi ministrin aktual të financave nga Partia Kombëtare Liberale Florin Cîțupër kryeministër, raporton AGERPRES.
Cîțu është i propozuar për kryeministër nga koalicioni i përbërë nga Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë-PLUS dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani. Koalicioni i djathtë centrist i vuri vetes për qëllim të formojë një kabinet pa Partinë Social Demokrate, e cila u klasifikua e para në zgjedhjet e 6 dhjetorit, me rreth 30 % të votave. Cîțu i cili është 48 vjeç e ka përfunduar arsimin e vet në Shtetet e Bashkuara. Ka punuar në Bankën Kombëtare të Zelandës së Re dhe në Bankën Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare. Pritet që parlamenti i zgjedhur më 6 dhjetor të përkrahë kabinetin e ri.























