Bayerni i mori në huazim nga Juventusi, agjenti zbulon të ardhmen e Coste-s
BKT
Sport

Bayerni i mori në huazim nga Juventusi, agjenti zbulon të ardhmen e Coste-s

Duglas Costa u rikthye te Bayerni Munich në verën e lënë pas, në formën e huazimit njëvjeçar, por 14 prezencat dhe minutazhi me pikatore në të gjitha kompeticionet kanë nervozuar jo pak lojtarin në pronësi të Juventusit dhe menaxherin e tij, Xhovani Brankini.

Madje, pikërisht ky i fundit është ai që ka “hedhur” në media mundësinë e rikthimit në Torino, në fund të sezonit: “Do ta shlyejë Bayerni Costën? E vërteta është që Duglas po luan shumë pak dhe është normale që klienti im nuk është i lumtur. Ndaj, duke parë se si ka evoluar situata deri tani, është e vështirë që Bayerni ta shlyejë. Minutazhi tregon se konfirmimi në Munich i Costës është i pamundur”, tha agjenti.