12:48 / 27.12.2020
Në Kroaci 58 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Në Kroaci kanë vdekur 58 persona si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 618 raste pozitive me Coronavirus.
Rastet pozitive janë nga testimi i 3628 mostrave.
Në total në Kroaci janë regjistruar 204.930 të infektuar me Coronavirus. Prej tyre 3671 kanë humbur jetën.























