15:32 / 27.12.2020
Messi mungon në stërvitjen e Barçës, ja kur pritet të rikthehet
Pas 4 ditësh pushim për të festuar Krishtlindjet, Barcelona ka rinisur stërvitjen sot në mëngjes, për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, që do ta luajë ndaj Eibarit këtë të martë në “Camp Nou”.
Megjithatë ajo që bie në sy është mungesa e kapitenit Lionel Messi, që nuk është shfaqur sot në stërvitje dhe sipas klubit katalan, ka marrë leje për të qëndruar në Rosario të Argjentinës deri ditën e martë dhe për t’u kthyer pas ndeshjes me Eibarin.
Ylli argjentinas ishte protagonist në fitoren e katalanëve 0-3 në transfertë ndaj Valladolidit këtë të martë dhe menjëherë pas ndeshjes fluturoi drejt qytetit të tij në lindjes në Rosario, pasi më herët kishte rënë dakord me trajnerin Koeman për një javë lejë.























