Milik kërkohet në Madrid
Atletico Madrid është njohur së fundmi me kërkesën e Diego Costas për ta lënë të lirë nga detyrimi kontraktual për shkaqe personale të futbollistit. Kështu, braziliani do të largohet nga Spanja në janar, ndërsa tashmë trajneri Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues duke qenë se nuk mund të mbetet vetëm me shërbimet e Luis Suarez dhe João Félix
Alternativa më e përshtatshme në janar është Arkadiusz Milik i Napolit. Polaku ka përfunduar jashtë projektit të klubit dhe në këtë formë kërkon të largohet duke qenë se në verë është Europiani, e kërkon të ketë minuta në këmbë, transmeton "Vip Sport".
Atletico ka pasur edhe në verën e kaluar kontakte me Milik, megjithatë duket e destinuar që negociatat të përfundojnë në janar, edhe pse për lojtarin e Napolit nuk janë tërhequr nga gara edhe Juventus me Romën.























