​7 viktima dhe 414 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore
BKT
Rajoni dhe Bota

​7 viktima dhe 414 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1619 teste, ndërsa janë regjistruar 414 raste të reja me COVID-19.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Shkup 187, Ohër 28, Kavadar 24, Prilep 17, Negotinë 14, Tetovë 12, Manastir 12, Gostivar 12, Strumicë 10, Koçanë 10, etj.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 496 raste të të shëruarve dhe 7 pacientë që kanë humbur betejën me COVID-19, prej tyre tre janë nga Shkupi, një nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Ohri dhe një pacient nga Koçani./AlsatM


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota