10:50 / 02.01.2021
Regjistrohen 208 shkelje për mosmbajtje të maskës në Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar gjithsejtë 208 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive kundër përhapjes së koronavirusit.
Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin më të lehtë me Kovid-19.























