19:31 / 02.01.2021
46 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në 24 orët e fundit janë shënuar 46 raste të reja nga COVID-19, ndërsa është kryer numër i ulët i testimeve, gjithsej 378.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, 12 të infektuar e kanë humbur betejën me virusin korona, numri më i madh i tyre nga Shkupi.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar numër të lartë të të shëruarve. 526 persona kanë arritur ta mposhtin virusin./AlsatM























