Guardiola: Mendoj se mund të dal në pension më i vjetër
Manchester City i Pep Guardiolës do të përballen në orën 17:30 me Chelsean në supersfidën e vlefshme për javën e 17-të të Premier Ligës.
Tekniku i qytetarëve foli në prag të kësaj sfide, edhe në lidhje me pensionimin e tij në të ardhme, transmeton Panorama.
“Sigurisht që jam më mirë tani, patjetër. Përvoja ju ndihmon, veçanërisht mënyra se si unë e përjetoj profesionin tim. Më parë mendoja se do të pensionohesha së shpejti, tani mbase mendoj se mund të dal në pension më i vjetër. Unë jam gati 50 vjeç tani dhe e shoh si një moshë të mirë”, deklaroi Guardiola.
49-vjeçari hyri në vitin e pestë të punës me Manchester Cityn, Guardiola filloi karrierën e tij si trajner në 2008 në Barcelonë, ku kori shumë suksese duke u shndërruar në një nga më të mirët në botë.























