08:36 / 12.01.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me vranësira dhe reshje të shiut
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës. Do të fryjë një erë e fortë veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri më 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri më 11 gradë celsius.
Nesër pritet ulje e temperaturave dhe reshje të borës.























