Slloveni, opozita paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Slloveni, opozita paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë

Opozita sllovene paraqiti sot një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë së koalicionit të kryeministrit Janez Jansa.

Kreu i partisë opozitare Desus, Karl Erjavec, e akuzon qeverinë për përgjigjen e saj të dobët ndaj pandemisë, raporton ATSh.

Sllovenia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në Europë.

Mocioni u nënshkrua nga 42 deputetë nga 90 ligjvënësit e vendit, jo aq sa duhet për të rrëzuar qeverinë nëse miratohet mocioni i mosbesimit nga parlamenti.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota