Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës , mëngjesin e kësaj të hëne.

Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, (me orën greke) ndërsa në orën 10:00 dozën e dytë do ta marrë Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000. Në të njëjtën kohë, siç transmetoi ERT, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar për t’u vaksinuar.

733 nuk mbërritën, ndoshta për shkak të motit të keq. Në vend të tyre, mjekët u vaksinuan nga listat e Shoqatave Mjekësore, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë dozë. Kjo do të vazhdojë derisa të aktivizohet lista e pritjes së Trupave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura./abcnews.al


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota