Greqia mbyll 60 shkolla për shkak të situatës nga COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia mbyll 60 shkolla për shkak të situatës nga COVID-19

Për shkak të situatës shqetësuese nga COVID-19 autoritetet greke vendosin të mbyllin më shumë se 60 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimimit special.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas nisjes së semestrit të ri. Mbyllja e shkollave dhe kopshteve shkaktoi presion të madh tek shumë prindër, të cilët shprehen të shqetësuar për arsimimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor, njofton euronews.albania.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj u raportua për 516 raste të reja me COVID-19, pjesa më e madhe e tyre në rajonin e Atikës dhe në Athinë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota