Greqia raporton 25 viktima dhe 509 raste të reja me koronavirus
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia raporton 25 viktima dhe 509 raste të reja me koronavirus

Në Greqi, 509 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit dhe 25 pacientë të tjerë vdiqën, njoftoi sot organizata kombëtare për shëndetin publik.

Janë 293 pacientë në aparate për frymëmarrje. 1.050 persona të tjerë u lëshuan nga spitalet, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Që nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Greqi janë konfirmuar gjithsej 150.479 raste dhe 5.570 viktima.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota