Arrestohet një person në Gostivar, dyshohet se përdori lëndë narkotike

Arrestohet një person në Gostivar, dyshohet se përdori lëndë narkotike

Mbrëmë (22-janar) rreth orës 01:10, në rrugën “APJ (JNA)” në Gostivar, pjesëtaret e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 18-vjeçarin O.B. nga Gostivari i cili është takuar duke konsumuar lëndë narkotike, marijuanë.

Personi në fjalë u ndalua në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse./Telegrafi/