Maqedonia e Veriut ende pa vaksinë ndaj COVID-19

Maqedonia e Veriut ende pa vaksinë ndaj COVID-19

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që s’ka filluar ende vaksinimin ndaj COVID-19.

Shkak për këtë është bërë mungesa e dozave, pavarësisht se i është premtuar se do i vijnë nga Bullgaria e Serbia.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka arsyetuar këtë vonesë pasi Pfizer po përballet me presionin e të gjitha vendeve për dozat.

Nga ana  tjetër Maqedonia e Veriut ka filluar bisedimet edhe me kompaninë kineze ‘Sinopharm’ për blerjen e vaksinës.