Lloji i ri i covid-19 nuk është prezent në Maqedoni të veriut

Lloji i ri i covid-19 nuk është prezent në Maqedoni të veriut

Mutacioni i korona virusit i cili ishte regjistruar së pari në Britani të Madhe, nuk është prezent në Maqedoni. Kështu thonë analizat e bëra në laboratorinë e ASHAAM.

Për këtë bëri të ditur sot ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri gjithashtu tha se situata momentale nuk do të kontribojë në lehtësimin e masave. Sipas paralajmërimeve të tij, tani me shumë kujdes do të ndjeket gjendja pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

“Viti shkollor po vazhdon, e kështu vazhdojnë dhe masat kundër covid. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Do t’i analizojmë numrat për propozime eventuale të tjera”, tha Filipçe./zhurnal/