Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot diskuton për mbështetjen e turizmit
BKT
Rajoni dhe Bota

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot diskuton për mbështetjen e turizmit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e 21 me më shumë pika të rendit të ditës.

Në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohet Programi për punë gjatë vitit 2021 i Agjencisë për Energjetikë si dhe Propozim programi për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit për vitin 2021.

Me propozim të Ministrisë së Financave në këtë mbledhje ministrat do të shqyrtojnë edhe Informatën për Programin për reforma ekonomike 2021-2023. Mbledhja e qeverisë do të mbahet online./GazetaExpress/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota