Colombo largohet nga Milani, kalon te skuadra tjetër italiane

Colombo largohet nga Milani, kalon te skuadra tjetër italiane

Lorenzo Colombo është larguar nga Milani ditën e sotme, teksa ka kaluar te skuadra e Serisë B, Cremonese, në formën e huazimit.

Siç transmeton Panorama, sulmuesi nuk po arrinte të gjente hapësira me kuqezinjtë dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën ta huazojnë në Serinë B, për të fituar më shumë eksperiencë. 

18-vjeçari do të qëndrojë te Cremonese deri në fund të sezonit dhe më pas do të rikthehet te skuadra kuqezi, me shpresën se do ketë fituar eksperiencën e nevojshme dhe mund të ketë më shumë hapësira.