Benzema e ëndërron rikthimin në Lyon

Benzema e ëndërron rikthimin në Lyon

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni pas më shumë se një dekade Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Karim Benzeman në fanellën e Real Madridit.

Sulmuesi francez pritet t’i japë fund eksperiencës madrilene pas më shumë se një dekade, shkruan Express.

Menaxheri i futbollistit, Karim Djaziri e ka konfirmuar këtë, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit të lojtarit në Lyon.

“Mendoj se ai do të rikthehet në Lyon. Më flet në mënyrë të vazhdueshme dhe i shikon të gjitha ndeshjet e skuadrës. Në mendjen e tij është diçka që ai e do, e ka Lyonin në zemër. Mendoj se është çështje kohe. Në ëndrrat e tij është që të kthehet në Lyon për të bërë gjëra të mëdha”, ka thënë menaxheri i Benzemas.

Ish-përfaqësuesi francez ka qenë qendërsulmuesi kryesor i Realit në dekadën e fundit.

Ai ka kontratë me “Los Blancos” deri më 30 qershor të vitit 2022.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga klubi mbretëror, ku fitoi gjithçka, gjatë verës që vjen.