23:29 / 27.01.2021
Manchester befasohet në "Old Trafford"
Sheffield United ia ka dalë ta bëjë atë që më së paku pritej: të fitojë në "Old Trafford".
Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 2-1.
Kean Bryan ishte i pari të shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 23-të.
Barazimi erdhi në minutën e 64-të, kur Alex Nicolao Telles gjeti në zonë Harry Maguiren, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Oliver Burke në minutën e 74-të gjeti mbrojtjen e United të pakonsiliduar dhe arriti që t’i jap epërsinë Sheffieldit për herën e dytë.























