10:48 / 28.01.2021
Maqedoni e Veriut: 365 gjoba për mosmbajtje të maskave
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 365 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.
MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/























