Dënohen policët që s’kanë paguar në pikëpagesat e Maqedonisë së Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Dënohen policët që s’kanë paguar në pikëpagesat e Maqedonisë së Veriut

Siç njoftojnë nga MPB, më 31.01 dhe 01.02 nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Inspektorati Shtetëror për Transport dhe Njësia mobile për siguri në komunikacion kanë zbutuar kontroll të përforcuar për dënimin e keqpërdorimeve të mundshme gjatë pagesës në pikëpagesa.

Nga policia njoftojnë se janë shqiptuar gjithsej 32 gjoba për mospagim në pikëpagesa.

“Gjashtë policë e kanë kaluar pikëspagesën pa u paguar me keqpërdorim të ligjitimimit zyrtar dhe kundër tyre do të shqiptohen dënime dhe do të ndërmerren masa nga Departamenti për punë të brendshme”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota