17:15 / 02.02.2021
Ozil debuton me fanellën e Fenerbahces në fitoren si mysafir ndaj Hatayspor
Yll i futbollit botëror, Mesut Ozil, ka debutuar me fanellën e Fenerbahces, pasi që ky i fundit u transferua në këtë afat kalimtar.
Ozil u fut në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 77-të.
Ai nuk kishte edhe shumë punë në këtë ndeshje, edhe pse pas inkuadrimit të tij u shënuan dy gola, transmeton Telegrafi.
Fenerbahce fitoi 2-1 si mysafir i Hatayspor, duke qëndruar lider në Superligën e Turqisë.
Feneri ka tubuar 48 pikë, katër më shumë se Besiktas që është në vendin e dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.























