Varianti britanik i virusit i pranishëm që nga dhjetori në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Varianti britanik i virusit i pranishëm që nga dhjetori në Maqedoni

Varianti britanik i virusit korona në Maqedoni të Veriut, ka qenë i pranishëm që nga muaji dhjetor.

Kjo është dokumentuar edhe me rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku vënë në dukje se gjatë 2 muajve të kaluar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular të tyre janë bërë sekuencionimi i 48 mostrave pozitive të përzgjedhura të Sars-Cov-2, prej të cilave në 5 raste janë gjetur gjenome të mutacionit virusal me origjinë nga Britania e Madhe.

Sipas ISHP-së 4 pacientë nga Kavadari dhe 1 nga Kumanova kanë qenë të infektuar nga varianti i ri ende pa e ditur se i njëjti është prezent në Maqedoni. Por, këto nuk janë të vetmet në vend, pasi edhe në Laboratorin e Akademisë së Shkencave, gjete sekuencionimit është evidentuar rasti i parë gjatë muajit janar. Si pasojë e transmisionit 70% më të shpejtë të virusit, përkohësisht u karantinua edhe Klinika e Nefrologjisë ku rezultuan të infektuar dhjetëra pacient dhe personel mjekësor.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar dyfishi i të shëruarve në krahasim me ata të infektuarit. Nga 2107 testet e bëra, rezultuan pozitiv 373 pacientë. 7 të hospitalizuar ndërruan jetë, 2 nga Shkupi dhe nga 1 nga Tetova, Velesi, Ohri, Kërçova dhe Dibra.

Kurse, numri i të shëruarave gjatë ditës që lamë pas ka pasur 638 pacientë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota