21:34 / 04.02.2021
Greqi, 1070 raste ditore dhe 25 vdekje të reja nga COVID-19
Greqia konfirmoi sot 1 070 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Në total, rastet e konfirmuara të infektimeve, që nga shpërthimi i pandemisë në vend, kanë arritur në 160 935. Nga këto, 6 002 janë të lidhura me udhëtimet jashtë vendit dhe 50 974 me raste të konfirmuara tashmë.
Në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), pacientët e intubuar janë gjithsej 249. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç dhe 85,5 % e tyre me një gjendje shëndetësore bashkëshoqëruese.
EODY, gjithashtu, konfirmoi edhe 25 vdekje të reja të lidhura me COVID-19, numri total i të cilave ka arritur në 5 903 vdekje./atsh























