Bayerni triumfon me rezultat minimal ndaj Hertha Berlinit
BKT
Sport

Bayerni triumfon me rezultat minimal ndaj Hertha Berlinit

Bayern Munchen ka triumfuar ndaj Hertha Berlinit në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës.

Bayern Munchen është dashur punë të madhe të sigurojë fitore ndaj Hertha Berlinit, shkruan lajmi.net.

“Bavarezët” e nisën ndeshjen në mënyrë spektakolare, ku në minutën e (12’) u akordua penalti për ta, por që Lewandowski nuk arriti ta konkretizojë atë.

Por, ishte Kingsley Coman i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën (21’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal në favor të Bayernit.

Në pjesën e dytë, Hertha reagoi me disa zëvendësime, nga të cilat edhe Sami Khedira i cili u inkuadrua në minutën e (81’) ku bëri debutimin e tij me skuadrën e re.

Rezultati përfundimtar Hertha Berlin 0-1 Bayern Munchen.

Tani, “Bavarezët”, kanë gjithsej 48 pikë, 10 më shumë se përcjellësi i dytë, RB Leipzig. Ndërsa, Hertha Berlin, qëndron në pozitën e 15-të me 17 pikë total