19:11 / 12.02.2021
Greqi, 1 410 raste të reja dhe 22 viktima nga COVID-19
Greqia regjistroi sot 1 410 raste të reja me COVID-19, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), duke shtuar se nuk kishte raste infektimi të identifikuar gjatë kontrolleve në pikat e hyrjes në vend.
Gjithsej, rastet e infektimeve kanë arritur në 170 244, nga të cilat 6 086 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 54 695 me raste infektimi tashmë të konfirmuara.
Në kujdesin intensive ndodhen, aktualisht, 293 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç ose më shumë.
EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 21 vdekje të reja, që e çon numrin e viktimave nga koronavirusi i ri në 6 077.
Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç./atsh























