23:48 / 16.02.2021
Griezmann: Shkojmë në Paris për fitore
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është optimist për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.
Katalunasit kanë shënuar humbje në shtëpi nga PSG, me rezultat 1 – 4, përcjellë lajmi.net.
Pas ndeshjes, Griezmann tha se nuk e kanë imagjinuar këtë rezultat dhe se në ndeshjen kthyese synojnë fitore.
“Ishin superior. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Kishim shanset tona, por nuk ia dolëm t’i shënojmë”.
“Kjo nuk është si kemi imagjinuar. Është vështirë të pranosh katër gola në shtëpi”.
“Do shkojmë në Paris për të fituar”, u shpreh ai.
Tani, Barcelonës i duhet një fitore vërtetë bindëse që të kualifikohet tutje.























