Bayern Munchen pas lojtarit në pronësi të Interit
BKT
Sport

Bayern Munchen pas lojtarit në pronësi të Interit

Konfirmime vijnë nga Gjermania, ku Bayern Munchen është pas lojtarit në pronësi të Interit i cili aktualisht aktivizohet në rradhët e Spezia, Lucien Agoumé.

Sipas asaj që shkruan prestigjiozja gjermane “BILD”, klubi bavarez është duke bërë hapa konkret dhe serioz për mesfushorin 19-vjeçar francez, nga ku pritet t’i bëhet një ofertë Interit, transmeton Panorama.

Vlen të theksohet se zikaltërit e dërguan në huazim tek Specia për t’ ambjentuar më shumë me kampionatin italian dhe vetë dëshira e drejtuesve është që mos ta humbasin “diamantin” e tyre.

Agoume aktualisht me Spezian në këtë sezon është aktivizuar mes kampionatit dhe Kupës së Italisë në 10 sfida gjithsej duke luajtur në total 811 minuta.