Migrimi dhe menaxhimi, komisionerja Johansson viziton sot Shqipërinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Migrimi dhe menaxhimi, komisionerja Johansson viziton sot Shqipërinë

Komisionerja Ylva Johansson do të vizitojë sot Shqipërinë dhe Bosnjë dhe Herzegovinën, për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e migrimit dhe sistemeve të menaxhimit të migrimit në këto vende, siç u njoftua në Bruksel.

Në agjendën e takimeve listohen, presidenti Meta, kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Çuçi dhe kryedemokrati Basha.

Gjatë vizitës së saj në Bosnjë Hercegovinë, Johansson duhet të takohet me anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Sigurisë, Kryeministrin e Kantonit Una-Sana dhe Kryetarin e Bihacit.

“Ajo do të vizitojë kampin e Lipa së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Sigurimit të BiH, Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, agjencive të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe partnerëve” thuhet në deklaratë, njofton A2news.

Rreth 8.000 migrantë dhe refugjatë hynë në Bosnjë Hercegovinë dhe se rreth 6.000 njerëz jetojnë në objekte në Sarajevë dhe Kantonin Una-Sana, të cilat financohen nga BE. Po kështu Unioni mbështeti krijimin e një vendbanimi të përkohshëm në Lipa në dhjetor, duke mundësuar veshje të ngrohta, batanije, ushqimit dhe mbështetje mjekësore.

Migracioni ka qenë përherë një shqetësim për Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit janë të parët që kanë më shumë kërkesa për vendet e unionit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota