11:11 / 18.02.2021
Maqedoni e Veriut: Gjobiten 62 shoferë në Komunën e Ilindenit
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (17.02.2021) ka vazhduar aktivitetet e shtuara në trafik, me ç`rast vetëm në territorin e Komunës së Ilindenit ka shqiptuar 62 gjoba, prej të cilave: 5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut u janë shqiptuar gjoba adekuate, transmeton Telegrafi.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim , andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik, gjë që do të ndikonte në rritjen e sigurinë.























