Maqedoni e Veriut: Dy seanca të Komisionit kuvendor për shëndetësi
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni e Veriut: Dy seanca të Komisionit kuvendor për shëndetësi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahen dy seanca të Komisionit për Shëndetësi. Pika e vetme e rendit të ditës në seancën e parë është Propozim-Ligji për realizimin e projektit “Qendra e re Klinike-Universitare”, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, transmeton Telegrafi.

Në mbledhjen e dytë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore si dhe për ndryshime në Ligjin për sigurim shëndetësor, që të dy propozimet janë me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota