Cavani gati të rinovojë me Manchester Unitedin
BKT
Sport

Cavani gati të rinovojë me Manchester Unitedin

Sulmuesi 34-vjeçar uruguaian Edinson Cavani duket i lumtur në Manchester dhe u ka bërë të ditur drejtuesve të “djajve të kuq” se është gati të rinovojë kontratën e tij, duke qenë se aktualja skadon në fund të këtij sezoni.

Cavani iu bashkua “djajve të kuq” në tetor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron 24 ndeshje të luajtura e 7 gola të shënuar, ndonëse në shumicën e rasteve ka ardhur nga bankina.

Nga ana tjetër edhe Solskjaer është mjaft i kënaqur me performancën e uruguaianit dhe e sheh si lojtarin e duhur për t’i shtuar eksperiencën ekipit.