14:06 / 20.02.2021
446 gjoba për mosmbajtje të maskave në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 446 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat.
Dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.























